KRU “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët se gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë punimet në kuadër të projektit për instalimin e ujësjellësit “Gjakova III”. Punimet përfshijnë kyçjet sekondare, të cilat po zhvendosen nga gypi ekzistues i azbestit në rrjetin e ri me gypa OD315 dhe OD63 milimetra. Për shkak të ndërhyrjeve, nga ora deri në pa furnizim me ujë do të mbesin Osek Hila dhe Skivjani.
Nga KRU “Gjakova” kanë bërë të ditur se ndërprerja është e përkohshme dhe po bëhet me qëllim të realizimit të punimeve në rrjet. Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
