Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Mahmut Hoxhajt, nën dyshimin se tre persona në tetor të vitit 2025 dhe se ka poseduar armë pa autorizim. , sipas aktakuzës, kishte ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Miftar Zeqa” në Pejë.
Prokuroria pretendon se Mahmut Hoxhaj, për motive hakmarrjeje, kishte ndërmarrë veprime me qëllim të vrasjes së tre personave, vëllezërit Basri Gashi, Agron Gashi dhe Bahri Gashi, ndërsa kishte vënë në rrezik edhe jetën e A.U.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri, pasi kishte siguruar dy armë të gjata të tipit AK-47, dy armë të shkurtra dhe një sasi të konsiderueshme të municionit, ka monitoruar lëvizjet e të dëmtuarve pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Videon e sulmit të cilën KALLXO.com e kishte publikuar në ditën që kishte ndodhur ngjarja, mund ta gjeni .
Sipas organit të akuzës, në momentin kur të dëmtuarit po largoheshin nga zona me një automjet, Mahmut Hoxhaj dyshohet se kishte shtënë në drejtim të tyre me dy armë të gjata. Nga të shtënat, sipas aktakuzës, A.U., i cili po drejtonte automjetin, dhe Basri Gashi kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa ishte rrezikuar edhe jeta e dy personave të tjerë.
“Po ashtu, nga të shtënat janë dëmtuar automjeti në të cilin ndodheshin të dëmtuarit, dy automjete të tjera, si dhe është dëmtuar një xham dhe një pjesë e inventarit të Gjykatës Themelore në Pejë, pasi njëri nga fishekët ka depërtuar brenda objektit të gjykatës” – ka njoftuar Prokuroria.
Sipas aktakuzës, veprimet e të pandehurit ishin ndërprerë pas intervenimit të Policisë së Kosovës, e cila kishte arrestuar atë dhe kishte parandaluar vazhdimin e të shtënave. Prokuroria pretendon se Mahmut Hoxhaj kishte poseduar pa autorizim dy armë të gjata, një pistoletë të llojit RPX9, një revolver të llojit DEIT dhe municion të kalibrave të ndryshëm.
Armët dhe municioni, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar nga Policia e Kosovës. “Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri M.H. ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë” – thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Prokurorisë të datës , aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda për veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që Mahmut Hoxhaj të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale që i vihen në barrë.
