Perez e prezanton Konatén si lojtar të ri të Realit dhe ia bën një

0%

Real Madridi e ka prezantuar sot përforcimin e tij të ri në mbrojtje, Ibrahima Konaten, para një numri të madh tifozësh në qendrën sportive të klubit. Mbrojtësi francez është afruar për ta forcuar repartin defanziv të skuadrës për sezonin e ri.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, e mirëpriti Konatén në sallën kryesore të qendrës sportive, ku u zhvillua ceremonia zyrtare e nënshkrimit të kontratës, e cila e lidh francezin me “Los Blancos” për katër sezonet e ardhshme, deri më , përcjell “Gazeta Express”.

Pas nënshkrimit, Pérez ia dorëzoi Konatés dhuratat tradicionale të klubit, së bashku me fanellën e bardhë me emrin e tij dhe numrin 16, të cilin do ta mbajë gjatë aventurës së tij në Madrid. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i nderit i Real Madridit, José Martínez Pirri, duke e treguar rëndësinë që klubi i ka dhënë këtij transferimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Konaté i mori gjithashtu dhuratat simbolike të klubit: një maket të stadiumit Santiago Bernabéu dhe një orë luksoze, ndërsa Pirri e ndoqi nga afër ceremoninë. Real Madridi po e vazhdon politikën e tij të fundit për të afruar lojtarë të lirë dhe Konaté iu bashkua klubit pa tarifë transferimi, pas përfundimit të kontratës së tij me Liverpoolin.

Mbrojtësi francez i ndjek kështu gjurmët e lojtarëve si Rüdiger, Alaba, Trent dhe Mbappé, të cilët gjithashtu u transferuan te madrilenët si lojtarë të lirë. Megjithatë, transferimi nuk është aspak i lirë për Real Madridin sa i përket pagës. Konaté pritet t’i përfitojë rreth 22 milionë euro në vit, duke u bërë njëri prej futbollistëve më të paguar të skuadrës.

Në moshën 27-vjeçare, Konaté vjen për ta forcuar një repart që sezonin e kaluar u dëmtua rëndë nga problemet fizike. Mbrojtësi francez është një qendërmbrojtës tipik, që luan me këmbën e djathtë dhe që prej fillimit të karrierës profesionale nuk ka luajtur në një pozicion tjetër. Fuqia fizike dhe aftësia e tij në duele janë ndër karakteristikat kryesore që e dallojnë.

Konaté nuk do të duhet të presë gjatë për sfidën e tij të parë. Mbrojtësi francez është gati të luajë të shtunën në udhëtim ndaj Espanyolit, në “Cornellà-El Prat”, nëse trajneri José Mourinho vendos ta aktivizojë. Antonio Rüdiger mbetet titullar i padiskutueshëm në planet e trajnerit portugez.

Ndërkohë, beteja për vendin e dytë në qendër të mbrojtjes pritet të jetë mes afrimit të ri, Konaté, dhe talentit të ri Dean Huijsen.

Burimi: Bota Sot