Pas vdekjes së punëtorëve, KEK-u formon Task-Forcë për sigurinë

0%

Pas vdekjes së punëtorëve në KEK, Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti kanë vendosur të formojnë një Task Forcë për Sigurinë Industriale dhe Shëndetin në Punë, ku do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushës. Vendimi është marrë në një takim të jashtëzakonshëm të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KEK Sh.A., ku është diskutuar për rrethanat e përgjithshme të ngjarjes së rëndë.

“Në kuadër të masave konkrete, Bordi ka kërkuar që të adresohen me përgjegjësi rolet, përgjegjësitë dhe llogaridhënia e secilit nivel të përfshirë në proceset e sigurisë në punë. Në këtë drejtim, KEK Sh.A. do të formojë një Task Force për Sigurinë Industriale dhe Shëndeti në Punë, në përbërjen e së cilës do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushës.

Task Forca do të ketë për detyrë të bëjë një rishikim të plotë të protokolleve, procedurave, standardeve dhe mekanizmave ekzistues që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim identifikimin e çdo mangësie dhe marrjen e masave konkrete për përmirësimin e tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, vlerësimi i rrezikshmërisë së vendeve të punës është kontraktuar gjatë këtij viti dhe aktualisht është në fazën e implementimit. Rezultatet e këtij procesi do të shërbejnë gjithashtu si një nga bazat për ndërmarrjen e masave të mëtejshme për eliminimin dhe reduktimin e rreziqeve në vendet e punës”, thuhet në njoftimin e Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të KEK-ut.

Në ditët në vijim, KEK-u ka paralajmëruar se do të njoftojë për hapat dhe masat konkrete që do të ndërmerren për forcimin e sigurisë industriale dhe shëndetit në punë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com