Një person në Gjakovë dyshohet se ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe ka dalë nga Kosova pa dijeninë e ish-bashkëshortes së tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se ai po e shqetëson ish-bashkëshorten në telefon, kurse rasti u iniciua si “Dhunë në familje”. “Gjakovë, – .
I dyshuari M/K ka marrë djalin e tij nga kopshti dhe dyshohet se ka dalë jashtë Kosovës pa dijeninë e ish bashkëshortes së tij. Dyshohet se i njëjti është duke e shqetësuar në telefon. Rasti vazhdon të hetohet” , thuhet në njoftim.
