Orari i xhiros së dytë në Superligën e Kosovës, shtyhet derbi

0%

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me katër ndeshje, ndërsa përballja mes derbi mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një datë tjetër. Java e dytë e sezonit të ri në Albi Mall Superligën e Kosovës do të zhvillohet më 21, 22 dhe 23 gusht. Xhiroja nis të premten me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila zhvillohet nga ora në stadiumin “Liman Gegaj”.

Të shtunën janë në program dy ndeshje. Dukagjini pret Feronikelin ‘74 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, ndërsa Ballkani përballet me Vushtrrinë në stadiumin e qytetit në Suharekë. Të dyja ndeshjet nisin në ora . Të dielën, Llapi do të jetë nikoqir i Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me takimin që nis gjithashtu në ora .

Ndërkohë, derbi i shumëpritur mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet në kuadër të javës së dytë. Kjo përballje pritet të marrë vëmendje të madhe, ndërsa data e re e zhvillimit do të përcaktohet më vonë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi