“Edhe katër vite të tjera me sukses të plotë. Jemi të kënaqur të njoftojmë se Max ka nënshkruar një zgjatje kontrate me ekipin e Red Bull Racing deri në fund të vitit 2030”. Pra, pas shumë thashethemesh në lidhje me të ardhmen e 4 herë kampionit të botës në Formula 1, Verstappen ka vendosur të qëndrojë.
Madje duke rinovuar me skuadrën e tij të zemrës, lajm i zyrtarizuar pak më parë nga Red Bull. Këtë vit, holandezi kishte shprehur disa herë pakënaqësitë e tij në lidhje me makinën apo edhe vetë ndryshimet e rregullores së garës. Madje kishte hedhur dyshime për një largim nga sporti (kontrata i skadonte në vitin 2028).
Gjithsesi, duket se palët kanë arritur një marrëveshje të re dhe mësohet se Red Bull do të punojë fort për t’i garantuar holandezit një makinë kompetitive, që do të garojë kështu deri në moshën 33 vjeç.
