Një muaj paraburgim u është caktuar tre të pandehurve të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa njëri prej tyre edhe për sulm ndaj personit zyrtar dhe rrezikim të trafikut publik. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore në Prizren, e cila ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit dhe ka caktuar masën e paraburgimit ndaj F.S., B.S. dhe A.D., masë e cila mund të zgjasë deri më .
Sipas njoftimit të Gjykatës, F.S. dyshohet për veprën penale “Fajdeja”, B.S. për “Fajdeja” në bashkëkryerje me A.D.-në, si dhe për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Rrezikimi i trafikut publik”, ndërsa A.D. dyshohet për “Fajdeja” në bashkëkryerje.
Sipas dosjes së rastit, B.S. dhe A.D. dyshohen se, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kanë kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimeve, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare, personale dhe familjare të të dëmtuarit. Gjykata ka bërë të ditur se më , të dyshuarit janë hasur në flagrancë duke pranuar para nga i dëmtuari në emër të kamatës.
Sipas dyshimeve, gjatë tentativës për t’iu shmangur arrestimit, A.D. ka marrë shumën e parave dhe ka zbritur nga automjeti në fshatin Vlashnje, ndërsa pak minuta më vonë të dy janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, F.S. dyshohet se nga viti 2020 e deri në fillimin e hetimeve, në vazhdimësi ka kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimeve, duke shfrytëzuar gjendjen financiare dhe familjare të të dëmtuarit. Përveç dyshimeve për fajde, B.S. dyshohet se më ka sulmuar një zyrtar policor gjatë realizimit të një operacioni policor.
Sipas Gjykatës, ai nuk i është bindur urdhrit për ndalim dhe gjatë ikjes me automjet ka goditur një polic, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Po sipas dyshimeve, gjatë largimit me shpejtësi në dalje të fshatit Vlashnje, B.S. ka goditur edhe një këmbësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe se paraburgimi është masa e nevojshme për të siguruar praninë e tyre në procedurë dhe zhvillimin e papenguar të hetimeve.
