Nga Italia në Llap

0%

KF Llapi nga Podujeva ka kompletuar transferimin e sulmuesit Kevin D’Almeida. “21-vjeçari italo-togolez, i lindur në Modena të Italisë, luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe me 1.90 metra gjatësi përfaqëson një profil të fuqishëm për repartin ofensiv.

D’Almeida është formuar në Itali, ku ka qenë pjesë e akademive të Bologna FC dhe Reggiana, ndërsa karrierën profesionale e ka vazhduar në Austri, Estoni, Slloveni dhe Bullgari. D’Almeida ka firmosur kontratë me klubin deri në vitin 2029, duke u bërë pjesë e projektit tonë për sezonet në vazhdim”, ka njoftuar KF Llapi.

Burimi: Bota Sot