Moti i keq ka përfshirë rajonin e Ligurias në Itali, ku janë regjistruar rreth 40 mijë rrufe, më shumë se 20 mijë prej tyre vetëm në zonën e Gjenovës. Një nga rrufetë goditi trenin Frecciabianca 8601, i cili ishte nisur prej andej me destinacion Romën. Treni mbeti i ndaluar në zonën e Tigullios, pasi rrufeja shkaktoi një defekt teknik.
Pasagjerët u transferuan në një tren tjetër për të vijuar udhëtimin. Dëme dhe probleme janë raportuar gjithashtu në Chiavari, në provincën e Genovas, ku brenda një ore kanë rënë 103 milimetra shi, duke shkaktuar disa përmbytje dhe mbylljen e një numri të madh nënkalimesh. Autoritetet e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën, megjithatë, nuk raportohet asnjë situatë emergjente.
Probleme janë raportuar edhe në aeroportin e Gjenovës, ku disa fluturime pësuan vonesa për shkak të kushteve atmosferike. Një prej tyre, i nisur nga Bukureshti, u devijua gjatë orëve të para të ditës drejt Pizës.
Sipas metereologëve, moti i keq në rajon nuk do të përfundojë me kaq, por pas një ndërprerjeje të mundshme të reshjeve gjatë orëve të enjtes, të premtn mund të ketë një përkeqësim të ri me reshje edhe më intensive, si dhe stuhi të forta në bregdet. Ndërkohë, një stuhi e fuqishme ka sjellë reshje intensive në rajon.
Në zonat malore janë regjistruar më shumë se 60 mm shi, ndërsa në Chiavari kanë rënë 103 mm brenda vetëm një ore. Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë detyruar autoritetet të mbyllin disa nënkalime. Autoritetet raportojnë se, pavarësisht problematikave të shkaktuara nga moti i aktualisht nuk ka situata emergjente.
Situata e motit të keq prek edhe Toskanën qendrore dhe veriore. Qendra Operative Rajonale e Mbrojtjes Civile ka shpallur alarm portokalli për stuhi të forta nga ora e së enjtes, 20 gusht, deri në orën të së premtes, 21 gusht. Për pjesën tjetër të rajonit do të jetë në fuqi një alarm i verdhë gjatë ditës së premte.
Presidenti i Toskanës, Eugenio Giani, njoftoi masat përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur gjithashtu se është shpallur alarm i verdhë për rrezikun e përmbytjeve përgjatë sistemit kryesor të lumenjve në Toskanën qendrore.
