Mitraloz, armë të gjata, mjete shpërthyese, uniforma – Çka gjeti

0%

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazemend Hoxha para mediave ka dhënë detaje për arsenalin e armëve të gjetura në zonat përreth Zubin Potokut. Hoxha tha se kanë realizuar kontrolle në 48 lokacione të ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar armët dhe mjetet e dyshuara.

Drejtori i Policisë së Kosovës tha se kanë gjetur ndër të tjera, 72 copë armë, 2 mitralez, 11 armë të gjata të llojit AK-47, 22 armë të gjata të llojeve të ndryshme, një pushkë ajrore, mjete shpërthyese, mjete piroteknike, 4 mijë municione të kalibrave të ndryshëm, pjesë të ndryshme të armëve.

Hoxha bëri të ditur se kanë gjetur edhe pajisje ushtarake si thikë ushtarake, dylbi, radiolidhje, uniforma e çanta ushtarake që i përkasin ushtrisë serbe.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Janë sekustru dokumentacione të armëve të ish-Jugosllaivsë, leje të armëve të UNMIK-ut dhe leje të tjera të skaduara, poashtu janë gjetur dhe sekustruara dhe mjete monetare, para në vlerë 96 mijë euro dhe poashtu 5 mijë franga”- tha Hoxha.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se gjetja dhe sekustrimi i këtij arsenali armësh është rezultat i një operacioni të madh i institucioneve të rendit e ligjit. Sveçla tha se armatimi është gjetur pikërisht në zonat ku ditëve të fundit janë zbuluar varrezat masive të 23 personave.

“Ky arsenal armësh e mucionesh e pajisjeve ushtarake janë gjetur përreth fshatrave afër Kalludrës së Zubin Potokut. Pikërisht aty ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar varreza të 23 personave. Sekustrimi dhe zbulimi i këtij arsenali armësh ka ardhur si rezultat i një operacioni të gjerë.

Serbia ka investuar që veriu i Kosovës të mos stabilizohet kurrë, rrjedhimisht të mbetet zonë e sigurt krimi dhe rezistente ndaj institucioneve të Kosovës”- tha ndër të tjera Sveçla. Ai tha se armatimi i sekustruar është gjetur në 12 lokacione të ndryshme.

“Armatimi ëshë gjetur në 12 lokacione të ndryshme ai sot do ti nënshtrohet analizave të detjuara me qellim përcaktimi të origjinës”- tha ministri në detyrë.

Sveçla tha se mbetjet mortore janë gjetur të 23 personave në Zubin Potok janë gjetur në 3 lokacione të ndryshme, 13 mbetje janë gjetur në lokacionin e parë, 4 mbetje në lokacionin e dytë dhe në lokacionin e tretë janë gjetur 6 mbetje mortore.

Burimi: Kallxo