Mesfushori i Partizanit kryen operacion pas dëmtimit

0%

Klubi i Partizanit ka humbur shërbimet e mesfushorit të talentuar Tedi Malaj për të paktën pjesën e parë të sezonit. Mesfushori 19-vjeçar i cili ka qenë vazhdimisht një alternativë për ekipin e parë në sezonet e fundit te të kuqtë, ka pësuar një dëmtim në ligament dhe është detyruar që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. ësisoj, ai pritet të mungojë për disa muaj nga fushat e lojës, duke qenë kështu një alternativë më pak për trajnerin Bratu në pjesën e parë të edicionit.

“Tedi Malaj ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren ndaj Skënderbeut gjatë fazës përgatitore. Mesfushori ynë i talentuar 19 vjeçar i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale të ligamentit kroiiat anterior, operacion i cili është kryer nga profesor doktor Sasa Jankoviq.

Pas disa ditësh Malaj do të nis edhe fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, shkruhej në njoftimin e klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot