KRU “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk i kanë përmbushur obligimet për pagesën e faturave të ujit. Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e Inspektoratit, me asistencën e Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar aksion gjatë ditës së sotme në kuadër të Njësisë së Suharekës, konkretisht në fshatin Mushtisht.
Kompania ka bërë të ditur se aksioni është pjesë e masave për rritjen e përgjegjësisë së konsumatorëve dhe respektimin e obligimeve për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit. “KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ po vazhdon aksionin për shkyçjen e konsumatorëve që nuk kanë përmbushur obligimet e tyre për pagesën e faturave të ujit”, thuhet në njoftim.
Sipas kompanisë, aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha njësitë e saj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!