Manchester City është pranë finalizimit të transferimit të mesfushorit të Lille, Ayyoub Bouaddi, raporton gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano. Sipas tij, mes dy klubeve është planifikuar një tjetër raund bisedimesh, teksa negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare.
Bouaddi është në pritje të dritës së gjelbër për të udhëtuar drejt Manchesterit, ku pritet t’i kryejë testet mjekësore përpara se të kompletojë transferimin. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Lille pritet të përfitojë rreth 100 milionë euro pagesë fikse nëse marrëveshja finalizohet.
Man City gjen zëvendësuesin e Rodrit, katër emra në listën e Marescas Një shifër e tillë do ta bënte Bouaddin një prej lojtarëve të rinj më të shtrenjtë në historinë e futbollit evropian.
