Komuna e Gjakovës ka shpallur fituesin e kontratës për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve urbane dhe rurale. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, procedura është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri i përzgjedhjes ka qenë çmimi më i ulët. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 200 mijë euro, raporton IndeksOnline. Në garë është pranuar vetëm një tender.
Fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “BERISHA COM” SH.P.K. dhe “VIZION PLUS” SH.P.K., teksa bëhet fjalë për kontratë me peshim. Objekti i kontratës përfshin mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në të gjithë territorin e komunës, ndërsa marrëveshja kornizë është paraparë të zgjasë 24 muaj.
