Komuna e Fushë Kosovës: Pezullimi i linjave të autobusëve, presion

0%

Komuna e Fushë Kosovës e ka cilësuar pezullimin e disa linjave të autobusëve si një formë presioni nga kompanitë e transportit për të përfituar subvencione, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

KALLXO.com kishte raportuar se kompanitë “PEP Trans”, “Egzoni Tours” dhe “Eni Trans” kanë njoftuar se nga për pezullimin e përkohshëm të linjave Grabovc–Prishtinë–Grabovc, Harilaq–Prishtinë–Harilaq, Henc–Prishtinë–Henc dhe Miradi e Epërme–Prishtinë–Miradi e Epërme.

Pas këtij vendimi, KALLXO.com ka kontaktuar nënkryetarin e Komunës së Fushë Kosovës, Shpend Bardiqi, i cili tha se Komuna u ka ofruar kompanive një marrëveshje për subvencionimin e nxënësve, por se diskutimet nuk kanë rezultuar me marrëveshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Bardiqit, operatorët janë të interesuar që subvencionet t’i marrin drejtpërdrejt kompanitë, ndërsa Komuna po shqyrton mundësinë që mbështetja financiare të orientohet te nxënësit. “Ne u kemi ofruar marrëveshje për subvencionimin e nxënësve, mirëpo çështja ka mbetur vetëm në nivel të diskutimeve.

Ata janë të interesuar t’i marrin subvencionet direkt për përfitime të tyre”- ka thënë Bardiqi për KALLXO.com më . Ai e ka ndërlidhur vendimin për pezullimin e linjave edhe me afërsinë e fillimit të vitit të ri shkollor. Sipas tij, situata po përdoret si një formë presioni ndaj Komunës për subvencionimin e operatorëve.

Bardiqi tha se qeverisja aktuale komunale nuk i ka subvencionuar deri më tani këto kompani, ndërsa pretendoi se edhe gjatë qeverisjes së kaluar subvencionimi kishte ndodhur vetëm një herë. “Ne nuk i kemi subvencionuar asnjëherë. Qeverisja e kaluar për 25 vjet i ka subvencionuar vetëm një herë.

Ka qenë një lloj subvencioni prej disa mijëra eurosh, jo ndonjë vlerë e madhe dhe nuk është se ka ndikuar diçka. Po e them këtë sepse qytetarët mund të mendojnë se vetëm qeverisja jonë nuk i ka subvencionuar”- ka shtuar ai. Nënkryetari i Fushë Kosovës tha se deri më , Komuna nuk kishte nisur bisedime me operatorë të tjerë për zëvendësimin e linjave të pezulluara.

Sipas tij, aktualisht fokusi është te finalizimi i një propozimi për subvencionimin e nxënësve. “Ne vetëm jemi duke punuar në këtë propozimin tonë në detaje. Tani që jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, po na duket më e udhës me i subvencionu nxënësit sesa operatorët ekonomikë”- ka deklaruar Bardiqi.

Kompanitë kërkojnë subvencionim dhe ankohen për operatorë ilegalë Tri kompanitë e transportit, “PEP Trans”, “Egzoni” Tours”, dhe Eni Trans”, kishin njoftuar se pezullimi i linjave është bërë për shkak të vështirësive financiare dhe pamundësisë për të përballuar shpenzimet e karburantit dhe kostot e tjera operative. “Ky vendim nuk është marrë me dëshirën tonë.

E dimë shumë mirë se sa i rëndësishëm është ky transport për banorët e këtyre lokaliteteve, të cilët çdo ditë kanë nevojë të udhëtojnë drejt Prishtinës dhe anasjelltas” – thuhet në njoftimin e kompanive të datës . Ato kanë deklaruar se para pezullimit u ishin drejtuar institucioneve kompetente për të kërkuar zgjidhje.

“Para se ta merrnim këtë vendim, kemi kërkuar nga institucionet kompetente që të gjendet një zgjidhje për vazhdimin e shërbimit. Shpresojmë që kërkesa jonë të merret seriozisht dhe të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë, në mënyrë që transporti të mund të rikthehet në shërbim” – thuhet tutje në njoftim.

Përfaqësues të kompanisë “PEP Trans” kanë thënë për KALLXO.com më se subvencionimi është kërkesa e fundit që i kanë drejtuar Komunës, pas, siç thonë ata, përpjekjeve të vazhdueshme për zgjidhjen e problemeve në sektor. “Kërkesa jonë e fundit është subvencionimi.

Ka shumë parregullsi që janë përgjegjësi e Komunës, jo e jona, si puna e operatorëve ilegalë dhe taksive ilegale, stacionet dhe, së fundmi, rritja e çmimeve të naftës dhe inflacioni” – ka thënë përfaqësuesi i kompanisë i cili është përgjigjur për KALLXO.com përmes telefonit.

Sipas “PEP Trans”, operatorët ilegalë dhe taksitë që operojnë në këto relacione po e dëmtojnë punën e kompanive të licencuara. “Ne nuk mund të dalim t’i ndalojmë operatorët e tjerë, sepse nuk jemi kompetentë për atë punë. Komuna duhet të merret me këto çështje” – ka thënë përfaqësuesi i kompanisë. Ai ka shtuar se kompanitë nuk mund t’i rrisin çmimet e biletave pa miratimin e Komunës.

“Nuk i kemi rritur çmimet e biletave. I kemi të caktuara prej Komunës. Na kanë thënë: ‘Çmimet mos i rritni sepse do të bëjmë një zgjidhje’, dhe erdhi momenti deri këtu” – ka deklaruar ai. Sipas kompanisë, problemet në këtë sektor janë të kahershme dhe nuk lidhen vetëm me qeverisjen aktuale komunale, por rritja e kostove e ka bërë të pamundur vazhdimin e punës me humbje.

“Këto probleme janë të kahmotshme. Nuk po themi se janë vetëm me këtë qeveri, por ne nuk mundemi me vazhdu me humbje dhe kohëve të fundit ka pasur rritje të madhe të çmimeve” – ka thënë përfaqësuesi i “PEP Trans”.

Burimi: Kallxo