Goditje në kokë dhe ndërhyrje mjekësore, gjyqtari i njohur rrihet

0%

Gjyqtari i njohur boshnjak, Bojan Makaric nga Bijeljina, është sulmuar dhe rrahur brutalisht gjatë një turneu në futsall që po zhvillohej në Brezovo Polje. Makaric, i cili edhe këtë sezon është pjesë e listës B të gjyqtarëve për Ligën e Bosnjë dhe Hercegovinës, në rolin e gjyqtarit asistent, ishte duke referuar ndeshjen kur ndaj tij u vërsul njëri prej lojtarëve.

Identiteti i sulmuesit ende nuk është bërë publik. Incidenti ka marrë përmasa serioze, ndërsa një fotografi shqetësuese e publikuar nga portali PravdaBL dëshmon pasojat e sulmit ndaj gjyqtarit. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Distriktit të Brçkos, e cila ka bërë të ditur se incidenti është raportuar më 18 gusht, rreth orës .

Sipas policisë, është raportuar se një lojtar e kishte goditur gjyqtarin në kokë gjatë një ndeshjeje futbolli në Brezovo Polje dhe se ishte e nevojshme ndërhyrja e shërbimit të urgjencës mjekësore. Menjëherë pas raportimit, zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur informacionet e para.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, miqtë e të dëmtuarit e kanë dërguar atë në Bijeljina për kontroll mjekësor. Rreth orës , Policia e Distriktit të Brçkos është njoftuar nga Policia e Bijeljinës se gjyqtari ndodhej në shërbimin e urgjencës, pasi kishte pësuar lëndime gjatë ndeshjes. Mjeku nuk ka mundur të përcaktojë menjëherë shkallën e lëndimeve, pasi ishte e nevojshme kryerja e një CT-je të kokës.

Policia ka bërë të ditur se, pas mbledhjes së të gjitha informacioneve dhe fakteve lidhur me rastin, do të ndërmerren masat dhe veprimet e parapara me ligj. Sulmi ndaj Makaric ka shkaktuar shqetësim në futbollin boshnjak, veçanërisht pasi bëhet fjalë për një gjyqtar me përvojë, i cili prej vitesh ka arbitruar ndeshje në elitën e futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Burimi: Telegrafi