Goditën shefin e krimeve që ndërhyri për të ndaluar konfliktin,

0%

Prokuroria e Sarandës ka lënë në burg 6 të akuzuarit që ishin pjesë e konfliktit në një lokal në Sarandë, ku u godit dhe shefi i krimeve të komisariatit të Sarandës, Mateo Bakalli.

Konflikti ndodhi orët e para të së dielës së javës së kaluar, kur Bakalli tentoi të ndalonte konfliktin mes dy rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa shtetasve të tjerë, por u godit me grushte edhe pasi u prezantua si efektiv policie.

Njoftimi i Prokurorisë: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u dha masa e sigurisë ‘Arrest me burg’ për gjashtë shtetasit A.K., B.S., E.N., F.H., I.Ç., dhe M.K. të akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet mbi procedimin penal nr. 594, datë , nisën pasi më datë , në orët e para të mëngjesit Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, shtetasi M. B., ndërhyu për neutralizimin e një konflikti mes punonjësve të sigurisë së klub “Orange”, Sarandë, të cilët ishin duke goditur disa shtetas.

Pavarësisht se ky shtetas kur u afrua u prezantua se ishte Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ai u godit nga punonjësit e sigurisë. Me vendimin datë , Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës se sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 k.Pr.Penale për gjashtë shtetasit e arrestuar.

Burimi: Bota Sot