Egnatia ka barazuar përballë Lillestrom në ndeshjen e parë të “play-off” të Europa League. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur Eneo Bitri. “Është e vërtetë që kemi gabuar, kemi rrezikuar. E kishim përgatitur ndryshe. Mendoj që gabimet janë pjesë e lojës. Ne provuam dhe nuk donim që të vazhdonim gjatë.
Brenda në fushë vendosëm që të luanim me topin poshtë, po t’i binim gjatë dukej sikur ishim në presion. Lojtarët e Lillestrom janë të fortë në ajër. Menduam të luanim me topa të shkurtër, por nuk funksionoi manovra. Në ndeshjen e fundit luajtëm me të njëjtën skemë, por pak më ndryshe si lojë. Konsum i tepruar energjie? Kemi ndeshje që mbrojtësit e krahut duhet të shkojnë përpara.
Por Loukili dhe Fernando vrapojnë shumë në fushë, këtë ndeshje kanë vrapuar dyfish për shkak të kundërshtarit. Lillestrom është normalisht në çdo lloji aspekti, janë me kualitet. Fizikisht janë shumë lart gjithashtu. Ndonjëherë vendosemi miks. Në ndeshjen me Shamrock në Irlandë, kemi pësuar gola që na kanë kushtuar dhe kemi vendosur të jemi miks.
Është zgjedhja më e vërtetë dhe kemi vendosur këtë lloji skeme për mbrojtjen. E di shumë mirë se çfarë atmosferë do të krijojnë tifozët e Lillestrom në fushën e tyre. Presion nuk kemi, e kemi arritur objektivin, luajmë për ta shijuar. Edhe ne besojmë sepse e kemi kualitetin. I bërtita Albaneses? Doja t’i thoja që gjuaj portës, nga nervat e lojës e fal edhe pse mu kthye keq.
E pashë që ishte i mërzitur, por me rastin jo me mua. Unë atë doja t’i thoja, por e kam si vëlla të vogël” , tha Bitri.
