E hodhi veturën në det me gruan brenda, shqiptari arrestohet në Itali

0%

Një 45-vjeçar shqiptar është ndaluar nga karabinierët në Itali, nën dyshimin se ka tentuar ta vrasë bashkëshorten e tij 44-vjeçare duke e drejtuar qëllimisht automjetin drejt detit në portin e Cattolicas, në provincën e Riminit. Sipas hetimeve, burri e kishte ftuar bashkëshorten të dilnin me makinë, me pretekstin se do të shkonin për të bërë pazar.

Kur mbërritën në zonën e portit, ai dyshohet se përshpejtoi dhe e drejtoi automjetin drejt ujit. Makina goditi fillimisht një shtyllë dhe më pas përfundoi në një zonë të detit me rreth tre metra thellësi. 45-vjeçari arriti të dilte nga automjeti, ndërsa gruaja mbeti brenda makinës, e cila po mbushej me ujë, transmeton A2CNN.

Sipas raportimeve, gruaja nuk dinte të notonte, por arriti të dilte përmes xhamit të pasmë. Disa persona që ndodheshin në breg u hodhën në ujë dhe ndihmuan në nxjerrjen e tyre. 44-vjeçarja u dërgua më pas në spitalin e Pesaros për kontrolle mjekësore. Burri ishte larguar nga vendngjarja, por më vonë u gjet pranë një zone të pyllëzuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një natë më parë, ai ishte arrestuar pas një konflikti familjar, gjatë të cilit dyshohet se kishte kërcënuar dhe dëmtuar një automjet të policisë, duke lënduar lehtë edhe dy efektivë. Pas hetimeve, 45-vjeçari është ndaluar nën dyshimin për tentativë vrasjeje dhe rasti i është dorëzuar Prokurorisë së Riminit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com