Drita ndalet me barazim nga Inter D’Escaldes – kualifikimi vendoset

0%

Drita ka barazuar 2-2 me Inter D’Escaldes në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës, të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Gjilanasit e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt.

Ishte Hajdin Salihu, i cili iu bashkua Dritës gjatë kësaj vere, që realizoi një gol të bukur me kokë për t’i dhënë epërsinë skuadrës kosovare. Avantazhi i Dritës zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Inter D’Escaldes arriti të reagojë dhe të barazojë shifrat në minutën e 13-të, duke realizuar për 1-1 përmes mesfushorit maroken Doni Berlanga.

Drita vazhdoi të kërkonte golin e dytë dhe përpjekjet e saj u shpërblyen pak para përfundimit të pjesës së parë. Në minutën e 42-të, Blerim Krasniqi e riktheu epërsinë e Dritës, duke shënuar për 2-1 pas asistimit të Igball Jasharit. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Megjithatë, Inter D’Escaldes nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë sërish në pjesën e dytë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutën e 56-të, portieri i Dritës, Faton Maloku, e grushtoi topin në zonë, por aty përfitoi David Lopez, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 2-2. Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe të dyja skuadrat u ndanë në paqe. Kështu, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ku Drita do të kërkojë të sigurojë kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Konferencës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi