Drita e kërkon fazën e ligës në Conference League

0%

Drita është e vendosur ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar në Evropë. Kampionia e Kosovës është shumë afër fazës së ligës në Conference League. Gjilanasit do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e parë të fazës së “play-off”-it të kësaj gare.. Bardhekaltrit do ta presin ekipin Inter d’Escaldes, në ndeshjen që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Trajneri Ardian Nuhiu ka shprehur respekt maksimal për kundërshtarin e sontëm, por ka shtuar se objektivi dhe qëllimi i skuadrës së tij është kualifikimi në fazën tjetër. Në konferencë për shtyp ka folur edhe Igball Jashari, i cili e pranoi se gjilanasit i pret një ndeshje e vështirë, por që ai beson se me shokë do ta arrijnë një rezultat pozitiv.

Drita synon ta krijojë një kapital sonte para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Andorrë. Vitin e kaluar, gjilanasit kishin shkuar deri në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, duke shkuar madje deri në fazën eliminuese. Ndeshja mes Dritës dhe d’Escaldes do të luhet sonte në Prishtinë duke filluar nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot