Borussia Dortmund ka rikthyer interesimin për sulmuesin Fisnik Asllani dhe po konsideron të dërgojë një ofertë huazimi drejt Hoffenheimit me obligim blerje. Gazeta e famshme gjermane “ Bild ” raporton se ylli i Kosovës është rikthyer prapë në ‘radarin’ e “Verdhëzinjve”, që po e shohin atë si pasuesi adekuat i Serhou Guirassyt.
Skenari më i mundur është tani huazimi, diçka që ka tentuar të bënte edhe Leipzigu. Asllani në anën tjetër është i gatshëm për të gjitha lëvizjet e mundshme dhe assesi s’do ta refuzonte Dortmundin. “Një skenar i mundshëm, Dortmundi mund ta huazojë Asllanin me obligim blerje. Në këtë situatë, pagesa do të bëhej një vit më vonë”. “Ky faktikisht ishte plani origjinal i Leipzigut.
Vetë Asllani nuk është aspak kundër angazhimit te BVB-ja”. Megjithatë për ta kompletuar këtë lëvizje, Dortmundi fillimisht duhet ta largojë Silvan, i cili po kërkohet nga skuadra spanjolle Real Betis.
Asllani javë më parë ishte afër kalimit te RB Leizigu, megjithatë marrëveshja thuhet se dështoi në fund shkaku që lojtari i Kosovës dështoi në testet mjekësore, por nuk ka asgjë të konfirmuar lidhur me këto raportime./ Telegrafi
