Babai denoncon djalin për dhunë në familje në Malishevë – ia dëmtoi

0%

Një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit në Malishevë ka përfunduar me rast të iniciuar për dhunë në familje, ndërsa personi i dyshuar është larguar dhe ende nuk është siguruar prezenca e tij nga Policia, mëson Sinjali.

Rasti është raportuar mbrëmjen e 18 gushtit, rreth orës , kur një burrë është paraqitur në Stacionin Policor në Malishevë dhe ka raportuar se kishte probleme me djalin e tij. Sipas informacioneve që ka mësuar Sinjali, në rast janë të përfshirë S.H. rreth 56-vjeç, në cilësinë e viktimës, dhe djali i tij I.H. rreth 24-vjeç, si person i dyshuar.

Kur Policia ka nisur veprimet lidhur me rastin, 24-vjeçari nuk është hasur në shtëpi. Ai ishte larguar dhe vendndodhja e tij nuk dihej. Një ditë më vonë, më 19 gusht, Policia ka kontaktuar sërish babain për të sqaruar më tej rrethanat e rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka deklaruar se mes tij dhe të birit fillimisht kishte pasur probleme dhe mosmarrëveshje, ndërsa gjatë largimit nga shtëpia, djali dyshohet se ia kishte dëmtuar edhe veturën. Për zhvillimet është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe rasti është iniciuar si “Dhunë në familje ”.

Policia ka kërkuar të dyshuarin, por sipas informacioneve të fundit të rastit, ende nuk ka arritur ta lokalizojë dhe të sigurojë prezencën e tij. Hetimet dhe veprimet për lokalizimin e 24-vjeçarit po vazhdojnë. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com