Atlético Madridi është i gatshëm të pranojë një ofertë nga Arsenali për Julián Alvarez, por sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të transferohet në Londër.
Sipas raportimit të NoticiaMD, klubi madrilen e konsideron situatën me Álvarez të vështirë për t’u menaxhuar, por vazhdon të vetojë një transferim të tij te Barcelona. Álvarez e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atlético dhe preferenca e tij mbetet Barcelona.
Situata është tensionuar edhe më tej ditët e fundit, ndërsa sulmuesi nuk ishte në formacionin e Atlético-s në ndeshjen hapëse të La Ligës ndaj Malagas. Barcelona vazhdon ta ketë Álvarezin si objektivin kryesor për sulmin, edhe pse po shqyrton alternativa të tjera për shkak të vështirësive në arritjen e marrëveshjes me Atlético-n.
Pra, situata është e qartë: Atlético është i gatshëm ta shesë te Arsenali, por Álvarez nuk dëshiron të shkojë në Arsenal – ai vazhdon të presë Barcelonën.
