Armët e Beogradit në veri, Mekuli sfidon opozitën: Pse po heshtni?

0%

Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku autoritetet kanë njoftuar për zbulimin e një arsenali me armë, municion dhe pajisje ushtarake.

Në një shkrim në Facebook, Mekuli ka lidhur zbulimin e armatimit me gjetjen e eshtrave të viktimave shqiptare dhe ka kritikuar ashpër opozitën kosovare për, siç e konsideron ai, mungesën e një reagimi të unifikuar për çështjet e sigurisë dhe sovranitetit.

Ai ka theksuar se në veri të Kosovës janë gjetur eshtra, fishekë, armë dhe pajisje ushtarake, ndërsa ka përmendur edhe 23 shqiptarët e vrarë, duke argumentuar se këto raste nuk duhet të trajtohen vetëm si çështje për debat politik. Postim i plotë: Veriu me eshtëra shqiptarësh; veriu me municion e armatim të Beogradit; opozita (përsëri) BLLOKON Kosovën…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në veri të Kosovës po gjenden eshtna, fishekë, armë dhe pajisje ushtarake të ushtrisë së Serbisë. Janë 23 shqiptarë të pushkatuar vetëm pse janë shqiptarë, e jo pse janë anëtarë të ndonjë partie, feje a organizate. 23 jetëra, të vjedhura nga Serbia e Vuçiqit, nuk janë shifra për debat televiziv. Janë varreza shqiptarësh; janë njerëz. Është historia e Kosovës shqiptare.

Dhe pikërisht sot, kur institucionet e Kosovës zbulojnë një arsenal armësh të Beogradit në veri, një pjesë e madhe e opozitës nuk po gjen as forcë politike, as guxim intelektual, as etik e as moral për të thënë një gjë të thjeshtë: siguria dhe sovraniteti i Kosovës duhet të jenë mbi inatet partiake dhe personale. Opozitë, pse kaq shumë heshtje kur krejt Kosova po gjëmon e po rënkon?

Pse çdo veprim i Kurtit kundër strukturave teroriste serbe në veri sulmohet menjëherë, ndërsa kur gjenden armë të lidhura me Serbinë, kritika e juaj zbehet? Dhe pyetja më e rëndë: kush deshi ta ndajë Kosovën e lame n’gjak, kush e sponzoroi idenë e ndarjes dhe pse opozita e ka kaq të vështirë ta pranojë falimentimin moral, etik e politik. Opozita nuk ka pse ta dojë Kurtin, krejt në rregull.

Por duhet ta dojë Kosovën më shumë se sa e urren Kurtin. Nëse nuk e kupton sot, kur armët të Serbisë gjenden pranë varrezave masive, atëherë problemi nuk është më vetëm politik. Është mungesë përgjegjësie ndaj shtetit. E shqiptarët e duan shtetin, Kosovën, Shqipërinë. Sot, tani, menjëherë na duhet uniteti; po presin miliona shqiptarë.

Burimi: Bota Sot