Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit

0%

Zero tolerancë ndaj shtetasve që kryejnë krime të dhunshme. Ky poster i ambasadës amerikane në Tiranë i publikuar në rrjetet sociale njofton se Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane, raporton A2CNN.

Në një njoftim të Departamentit të Shtetit, që mban datën 10 gusht bëhet e ditur se anuluar më shumë se 175 mijë viza të shtetasve të huaj, që shkelën kushtet e vizave të tyre, kryen krime, bënë thirrje për dhunë kundër qytetarëve amerikanë, mashtruan amerikanët, abuzuan me sistemin tonë të imigracionit ose rrezikuan sigurinë kombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumica e këtyre vizave u revokuan për shkak të përballjeve me forcat e rendit për një sërë aktivitetesh kriminale, ku shkaqet kryesore ishin sulmet, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, vjedhja dhe krimet e drogës.

Një pjesë e konsiderueshme e vizave u revokuan për drejtim automjeti të pakujdesshëm, sulme seksuale, abuzim me fëmijë, mashtrim dhe përvetësim, si dhe krime të tjera. Revokimet vijnë si rezultat i operacioneve të vazhdueshme të verifikimit të Departamentit të Shtetit, të cilat sigurojnë që marrësit e vizave t’i përmbahen kushteve të vizës së tyre dhe të mos rrezikojnë amerikanët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com