Aksion i madh policor në veri, Policia paralajmëron konferencë të

0%

Policia e Kosovës pritet të japë sot detaje për një operacion të gjerë policor të zhvilluar në disa lokacione në veri të Mitrovicës, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet sot, më 20 gusht, nga ora , në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë. “Sot, më , në ora në Qendrën e Njësive Speciale Enver Zymeri në Mitrovicë, do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.

Në këtë konferencë do të paraqiten detaje rreth operacioneve policore të realizuara në disa lokacione në Mitrovicë Veri, të cilat kanë të bëjnë me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen për media.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu do të jepen informacione lidhur me veprimet policore në rastin e Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile në Kosovë, të cilat po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok. Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri i MPB z. Sveçla dhe drejtori I Përgjithshëm i PK-së kolonel Hoxha” , thuhet në njoftim.

Burimi: Bota Sot