A ka fuqi Jose Mourinho ta fitojë titullin me Real Madridin?

0%

Superkompjuteri i Opta-s e ka bërë parashikimin e fundit lidhur me sezonin e ri të La Liga-s. Ky edicion pritet të jetë i jashtëzakonshëm, ku si Real Madridi ashtu edhe Barcelona janë forcuar dukshëm, derisa Atletico do të provojë të shkaktojë ndonjë befasi.

Në parashikimin e fundit, superkompjuteri ka vlerësuar se sërish për të tretin vit radhazi, Barcelona do ta ketë epitetin – kampion i Spanjës. Ata e kanë vlerësuar ekipin katalunas me 46.32 për qind si favorit. Në anën tjetër, Reali pritet ta mbyllë si vend i dytë, ngase ka 32.88 për qind shanse për titull.

Atletico Madridi dhe Villarreali pritet ta sigurojnë Ligën e Kampionëve ndërsa dy klubet e sapo promovuara si Deportivo Alaves dhe Malaga pritet të rikthen në La Liga 2.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tabela e plotë e La Ligas për edicionin e ri pritet të duket në këtë mënyrë: Ndërkohë, edicioni i ri 2026/27 tashmë ka nisur, me Atleticon që shijoi fitoren e parë derisa Reali e Barcelona do t’ia bëjnë ‘sefte’ këtë vikend./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi