Zjarri përfshin një hotel në Indi, të paktën nëntë persona humbin

0%

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu herët të mërkurën në një hotel në Kolkata, në lindje të Indisë. Sipas policisë lokale, zjarri ka shpërthyer rreth orës në një hotel në qendër të qytetit.

Flakët dhe tymi i dendur kanë përfshirë ndërtesën, duke vështirësuar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit për të arritur te personat që ndodheshin në katet e sipërme. Në operacionin për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e personave të bllokuar janë angazhuar pesë automjete zjarrfikëse dhe pjesëtarë të Policisë.

Zjarri tashmë është vënë nën kontroll, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë kërkimet në ndërtesë për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të bllokuar. Policia ka konfirmuar nëntë viktima, por ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet. Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat që çuan në shpërthimin e tij. Zjarri i dytë vdekjeprurës brenda pak ditësh Ngjarja në Kolkata është zjarri i dytë vdekjeprurës që raportohet në shtetin e Bengalit Perëndimor brenda pak ditësh. Të hënën, një zjarr në një hotel në qytetin e pelegrinazhit Tarapith la të vdekur të paktën shtatë persona dhe plagosi disa të tjerë.

Zjarret me pasoja fatale janë të shpeshta në Indi, ndërsa instalimet elektrike me defekt dhe problemet me bombolat e gazit përmenden ndër shkaqet e zakonshme të zjarreve. Në dhjetor të vitit të kaluar, të paktën 25 persona humbën jetën nga një zjarr që përfshiu një klub nate në shtetin indian të Goas. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com