Ylli i pop muzikës paguan ‘fshehurazi’ semestrin e një studenteje

0%

Këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo ka ndihmuar fshehurazi një studente të Universitetit të Alabamës të përfundonte studimet, duke paguar semestrin e saj të fundit.

Studentja Jamie Causey, e cila u diplomua në Universitetin e Alabamës me një diplomë në marrëdhënie me publikun, zbuloi të martën se këngëtarja e pop muzikës i dhuroi 5,000 dollarë për të mbuluar shpenzimet e universitetit, pasi e kishte mbajtur këtë gjest mirësie të fshehtë për më shumë se një vit.

Causey, 21 vjeç, tregoi se gjithçka nisi në fillim të vitit 2025, kur Rodrigo i uroi asaj ditëlindjen dhe më pas i shkroi pasi e pa që ajo ishte studentja e parë universitare në familjen e saj. “E di që nuk më njeh, por më pëlqejnë shumë videot e tua.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dukesh si vajza më e mirë dhe më interesante dhe je një burim kaq i madh pozitiviteti dhe drite në jetën time!” , i shkroi Rodrigo Causey-t, sipas një fotografie të bisedës së publikuar në TikTok. Më pas Rodrigo i kishte ofruar ta paguante semestrin e saj të fundit në mënyrë që studentja të diplomonte. Por, ende pa e parë mesazhin nga këngëtarja shkollimi i saj ishte paguar.

Causey publikoi një mesazh pasues nga përfaqësuesi i Rodrigo-s, i cili konfirmonte se këngëtarja i kishte dërguar 5,000 dollarë për arsimin e saj sipas Page Six. Në Universitetin e Alabamës tarifat e studimit për studentët vendas në nivel universitar arrijnë në 5,959 dollarë për semestër, andaj ndihma që Causey mori nga Olivia Rodrigo ishte më se e nevojshme.

Studentja tha se e mbajti private bisedën në atë kohë, sepse donte të ruante rëndësinë që ky gjest kishte për të. Më pas në një video që ajo ndau me ndjekësit, i inkurajoi ata të tregojnë të njëjtën mirësi ndaj njerëzve të tjerë.

Burimi: Bota Sot