Vëllaznimi ka vazhduar me përforcimet për edicionin e ri të elitës së basketbollit të Kosovës. Skuadra gjakovare është përforcuar me basketbollistin amerikan DJ Davis. Davis është 25-vjeçar dhe është i gjatë 185 centimetra. Ai pritet të jetë një nga përforcimet e rëndësishme të Vëllaznimit për sezonin e ri. “Luan në pozita të ndryshme, si organizator por edhe shuter.
Ai vjen në Gjakovë pas sezonit të parë profesional në Evropë, të cilin e zhvilloi në Gjeorgji, me Margvetin, në Superligën gjeorgjiane”, k a njoftuar KB Vëllaznimi.
