Tre persona të mitur janë arrestuar në Pejë, pasi dyshohet se pas një përleshjeje kanë therur me thikë një person, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Agim Qela” në Pejë.
“Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, pasi që pas një përleshje dyshohet se kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar, ndërsa viktima tjetër mashkull kosovar ka pësuar lëndime të lehta” – thuhet në raportin policor të datës . Policia ka bërë të ditur se të dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.
Gjatë veprimeve policore, nga të dyshuarit janë konfiskuar një thikë dhe një pistoletë me gas. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
