Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në shtetin brazilian të Paraná-s, ku një mikrobus i Shërbimit Shëndetësor të bashkisë së Imbituvës u përplas ballë për ballë me një kamion. Sipas të dhënave të përditësuara, 23 persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.
Aksidenti ndodhi pranë qytetit Ipiranga, ndërsa në mesin e viktimave janë pasagjerë të mikrobusit dhe drejtuesi i kamionit. Mikrobusi po transportonte pacientë dhe shoqërues të tyre drejt spitaleve në zonën e Curitiba-s. Sipas autoriteteve braziliane, të dhënat paraprake tregojnë se kamioni mund të ketë kaluar në korsinë e kundërt, duke shkaktuar përplasjen fatale.
Megjithatë, shkaqet e sakta të aksidentit ende nuk janë përcaktuar dhe janë duke u hetuar nga autoritetet. Pesë personat e plagosur janë dërguar për trajtim në spitalet e Ponta Grossa-s. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e Policisë Rrugore Federale, zjarrfikësit dhe ekspertët kriminalistikë, të cilët kanë punuar për nxjerrjen dhe identifikimin e viktimave.
Për shkak të përmasave të tragjedisë, autoritetet e Paraná-s kanë aktivizuar edhe protokollin ndërkombëtar për identifikimin e viktimave të fatkeqësive masive.
Ngjarja është cilësuar si një nga aksidentet rrugore më të rënda të regjistruara në këtë shtet brazilian gjatë viteve të fundit. ⚠️ Acidente entre micro-ônibus e carreta deixa 23 mortos no Paraná Acidente ocorreu no km 209 da BR-373, em Imbituva, a cerca de 180 km de Curitiba, no Paraná; há ao menos 5 feridos pic.twitter.com/SPa3kgPNfH — Metrópoles (@Metropoles) August 19, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
