Tirana në luftë me kohën për të zhbllokuar merkaton. Nga raportimet e fundit mësohet se bardheblutë kanë mbyllur çështjen e 28 shkurtit, por ka ende pesë raste të tjera për të zgjidhur. Kryeqytetasit vijojnë punën për të sistemuar problematikat dhe për të pasur një organikë sa më konkurruese në edicionin e ri futbollistik.
Me startin e kampionatit pranë, zgjidhja e çështjeve të merkatos mbetet një prioritet jetik për Tiranën. Në të kundërt do të krijohej një situatë kaotike.
Burimi:
Bota Sot
