Si mund ta shkatërroi Kosova mitin e “pamposhtur” të Serbisë në

0%

Rusia për t´iu kundërvënë SHBA dhe perëndimit, kishte krijuar mitin gjoja si një fuqi e pamposhtur botërore. Këtë mit ajo erdh duke e forcuar nga shkaku se Napoleoni kishte dështuar në pushtimin e saj.

Edhe Hitleri kishte arritur pranë Moskës, por nga acari i fuqishëm kishte dështuar në pushtimin e Rusisë dhe rusët të kalitur nga i ftohti kishin bërë kthesë, gjë që e forconte mitin e tyre edhe më shumë. Më vonë Rusia ishte pajisur me bombë atomike dhe hynte në radhën e një fuqie botërore. Pra miti i saj si një shtet i fuqishëm dhe i paprekshëm ishte forcuar fuqishëm.

Me këtë mit Rusia vazhdonte zgjerimin dhe pushtimin edhe pas Luftës së Dytë Botërore siç ishte rasti me Hungarinë 1956 dhe Çekosllovakinë më 1968. Më vonë po në të njëjtin stil ajo kishte vazhduar derisa BRSS u shpërbë më 1989. Me ardhjen e Putinit në pushtet apetitet e një Rusie të pamposhtur erdhën duke u rritur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai me taktikë dhe dredhi e mashtronte perëndimin gjoja se po e demokratizonte Rusinë dhe përfitonte fonde e investime derisa u ngjall ekonomikisht. Sapo e përfundoi fazën e ngritjes, perëndimit filloi t´ia tregonte dhëmbët.

Së pari filloi tu shkëpuste pjesë ish republikave të saj, kurse më 2022 Putini deshi ta përforcoi edhe më tutje mitin rus, mbi pa mposhtjen e Rusisë, duke e sulmuar Ukrainën, po sharra kësaj here i hasi në gozhdë. Sot Ukraina jo që po i jep leksion Rusisë, po duke e mbrojtur veten po e mbron edhe tërë Evropën, sepse po ta gëlltiste Rusia Ukrainën, ajo nuk do të kishte të ndalur.

Me këtë rast fal Ukrainës, miti rus mbi pa mposhtjen e Rusisë po merr fund njëherë e përgjithmonë. Ky mit rus po varroset dita ditës nga Ukraina. Si ta mposht Kosova mitin serb? Edhe Serbia me ndihmën e Rusisë kishte punuar në ndërtimin e mitit të saj si fuqi e pamposhtur ballkanike. Ajo ka punuar në këtë drejtim, që nga shtrirja e saj në territoret shqiptare.

Pse e kishte mbështetur perëndimi Serbinë në fuqizimin e mitit të saj, është çështje e interesave strategjike, por arsyeja kryesore mbetet Rusia. Serbia pa përkrahjen e Rusisë nuk do të kishte fuqi të krijonte mite mbi veten.

Për ta fuqizuar mitin, mbi fuqinë e pamposhtur të saj, Serbia kishte punuar dhe punon edhe sot me tërë fuqinë dhe institucionet e saj, në të njëjtin stil, në falsifikimin e historisë dhe fakteve. Ata kanë bërë përvojë në këtë drejtim dhe pa kurrfarë turpi edhe ngjarjeve më të reja u japin kahje tërësisht tjetër, duke i shtrembëruar faktet, të dhënat e argumentuara dhe ngjarjet.

Në tragjedinë e radhës më 1999 fati deshi që si çështje humanitare ndërhyri NATO që ta shpëtoi Dardaninë, kurse tash mbetet çështje e shqiptarëve, që pa humbur kohë ta shembin mitin serb. Për fat të mirë në shembjen e mitit serb sot nuk jemi vetëm, pasi në këtë drejtim punon edhe Kroacia dhe do të punoi edhe shteti ynë amë.

Me rëndësi për Kosovën do të ishte që të krijoi institucione të afta, që do të merreshin pikërisht në rrëzimin e mitit serb, me fakte shkencore e publikime, por paralel kësaj duhet të ecë forcimi dhe aftësimi ushtarak si pjesë e këtij plani.

Serbia sot çdo ditë po i rritë kapacitetet ushtarake, duke shpresuar si gjithmonë në ndihmën e Rusisë, e tash edhe të Kinës, që ta vazhdoi politikën e saj hegjemoniste, ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Shembull i zgjerimit të mitit të saj është edhe përpjekja në hapjen e konsullatës serbe në Shkodër.

Prandaj tash e tutje ne nuk duhet të mendojmë vetëm se si të mbrohemi nga Serbia dhe mitet e saj kundër shqiptarëve, po ta zhvillojmë strategjinë se si ti kthejmë trojet tona të pushtuara prej saj. Mësime për këtë duhet të marrim nga Ukraina.

Ashtu si po e rrëzojnë ata mitin e deritashëm të paprekshëm rus, po ashtu edhe ne njëherë e përgjithmonë duhet ta rrëzojmë dhe ta varrosim mitin serb kundër nesh. Kjo kthesë është e domosdoshme, për ekzistencën tonë.

Burimi: Bota Sot