Shqiptari spektakolar, shënon pesë gola kundër Bayernit U-19 nga

0%

Stuttgart U-19 fitojnë bindshëm ndeshjen kryesore ndaj FC Bayern Munih me rezultatin 6:1, duke zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në kuadër të kampionatit gjerman. Lojtari i ndeshjes ishte Enis Rexhepi, i cili shënoi pesë gola. Stuttgart U19 kryeson me 6 pikë dhe Bayerni është në vedn të dytë po me aq pikë pas javës së tretë.

Futbollisti shqiptar Rexhepi shënoi në minutën e 19-të, 28′, 35′, 42′ dhe 50′. Bayerni arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 67-të, me Chris Afanou, duke e çuar rezultatin në 1:5. Megjithatë, në minutën e 90-të, i inkuadruari nga stoli Kiril Serdiuk shënoi me kokë dhe riktheu diferencën prej pesë golash. Kështu, ndeshja përfundoi me fitoren e VfB-së 6:1.

Trajneri Tobias Rathgeb vlerësoi paraqitjen për faqen e “Vfb.de”. “Sigurisht që duhet ta përmend Enisin me pesë golat e tij. Por më gëzon edhe më shumë fakti se sa shumë ai punon për ekipin. Sot nuk ishte një shfaqje individuale, por një paraqitje fantastike e të gjithë ekipit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duhej t’i përballonim minutat e vështira të fillimit, por më pas e fituam ndeshjen falë cilësisë sonë në futboll, një mbrojtjeje të qëndrueshme dhe një organizimi të mirë. Më gëzon shumë edhe fakti që Kiril u shpërblye me një gol. Edhe në humbjen ndaj Ingolstadtit paraqitja nuk ishte e keqe, por sot ishte vërtet shumë e fortë.” Të dielën e ardhshme VfB do të udhëtojë përsëri në Bavari.

Në orën do të fillojë ndeshja ndaj SpVgg Unterhaching.

Burimi: Bota Sot