Shpërthenin bankomatet me tritol dhe merrnin paratë, arrestohen 7

0%

Shtatë persona janë arrestuar në Itali, pasi dyshohet se janë pjesë e një bande që ka kryer një seri grabitjesh të bankomateve dhe sporteleve bankare duke përdorur eksplozivë. Arrestimet u kryen nga karabinierët e kompanisë së Vastos, në zbatim të masave të sigurisë të lëshuara nga gjykata.

Hetimi, i koduar “DEVICE”, nisi pas një sulmi ndaj një sporteli bankar në Gissi, në korrik të vitit 2025. Nga hetimet janë zbuluar edhe 12 grabitje të tjera, të kryera nga janari deri në shtator 2025 në provincat Chieti, Avellino, Campobasso dhe Potenza.

Sipas autoriteteve italiane, banda dyshohet se ka përfituar rreth 220 mijë euro nga sulmet, ndërsa objektivat përzgjidheshin dhe grabitjet planifikoheshin paraprakisht. Për lëvizjet përdorëshin automjete të vjedhura ose të marra me qira, si dhe telefona të regjistruar në emër të personave të tjerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të arrestuarit akuzohen, në varësi të rastit, për vjedhje të rëndë dhe të vazhdueshme në bashkëpunim, si dhe për prodhim, mbajtje dhe posedim të armëve ose eksplozivëve. Hetuesit deklarojnë se deri tani nuk janë evidentuar lidhje me struktura të krimit të organizuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com