Pronarët e vilave në zonën e Ujmanit, siç duket, nuk kanë pritur ndërhyrjen e institucioneve të Kosovës, pasi kanë nisur t’i largojnë pajisjet dhe sendet me vlerë nga shtëpitë e tyre. Pamjet e siguruara nga Kanal 10 tregojnë se në disa prej vilave ka filluar largimi i orendive dhe pajisjeve të ndryshme, në një kohë kur pritet ndërhyrja e institucioneve në këtë zonë.
Largimi i sendeve nga vilat vjen në mes të zhvillimeve rreth pronave në zonën e Ujmanit dhe paralajmërimeve për veprime institucionale. Pamjet: Foto nga vendngjarja Foto nga vendngjarja Foto nga vendngjarja
