Zyrtarët policorë të njësisë së hetimeve të stacionit policor në Kaçanik, më datën , rreth orës , gjatë patrullimit me automjet zyrtar, kanë vërejtur një person duke qëndruar në këmbë në parkingun e Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit, zyrtarët policorë tek personi B.G (45 vjeç), kanë gjetur një armë zjarri ( pistoletë), së bashku me një karikator me 12 fishekë. “I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ” Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” .
Arma e zjarrit është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njofton Policia e Kosovës.
