“Pika që derdhi gotën”, shkarkimi i Lamour nxit revoltën e radhës

0%

Presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit, Sandor Csanyi, është bërë zëvendëspresidenti i pestë i FIFA-s që del kundër Gianni Infantinos, duke deklaruar se ka “humbur besimin” tek ai.

Kjo e lë presidentin e FIFA-s në një pozicion gjithnjë e më të izoluar, me shumicën e zëvendëspresidentëve që tani kërkojnë dorëheqjen e tij. ​Në një letër dërguar Infantinos, Csanyi kritikoi “gjykimin profesional, standardet etike dhe lidershipin” e tij. Ai theksoi se shkarkimi i papritur i zyrtarit kryesor të operacioneve të FIFA-s, Kevin Lamour, ishte pika që derdhi gotën.

Lamour u pushua nga puna pasi kritikoi planin e Infantinos për t’u shitur aksione të Kupës së Botës investitorëve privatë. ​Përveç Csanyit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, Victor Montagliani i Concacaf-it, Sheikh Salman bin Ebrahim al Khalifa i Konfederatës Aziatike të Futbollit dhe Debbie Hewitt (Kryetare e FA-së britanike) kanë kërkuar gjithashtu largimin e Infantinos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm tre zëvendëspresidentë nga tetë në total ende e mbështesin atë. ​Në letrën e tij, Csanyi përmendi gjithashtu “vendimet e diskutueshme” gjatë Kupës së Botës dhe planet e Infantinos për të transferuar kompetencat e garave të FIFA-s te palët e jashtme.

Burimi: Bota Sot