PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit, i kërkon vazhdimin e seancës

0%

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sërish me letër kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës. PDK-ja ka kërkuar që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të enjten, në orën , duke argumentuar se Kuvendi tashmë ndodhet në një situatë të rëndë për shkak të moskonstituimit brenda afatit të përcaktuar.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në letrën e PDK-së drejtuar Deharit.

Sipas PDK-së, skadimi i afatit nuk e heq detyrimin për konstituimin e Kuvendit dhe vazhdimin e procesit. “Prandaj, duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Partia Demokratike e Kosovës i ka rikujtuar Deharit se përgjegjësia e tij është të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. “Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”.

PDK-ja ka theksuar se negociatat dhe vlerësimet politike u takojnë partive politike dhe se ato duhet të zhvillohen brenda kornizës kushtetuese. “Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com