Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve te Liqeni i Radoniqit,

0%

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot, Inspektorati Mjedisor do i rrënojë disa objekte te Liqeni i Radoniqit, të cilat ‘’janë ndërtuar pa leje në pronën publike’’.

Pacolli ka thënë se, pronat publiket do të lirohen nga ‘’ uzurpimet e paligjshme’’. ‘’Aksioni jonë për vendosjen e ligjshmërisë anembanë Kosovës do të vazhdojë dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme ’’, ka thënë ajo. Postimi: Mirëmëngjesi!

Jam duke shkuar në Gjakovë, te Liqeni i Radoniqit, për të përcjellë nga afër aksionin e Inspektoratit Mjedisor për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronë publike. Rend dhe ligjshmëri në çdo cep të Kosovës!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot