“Në Sarandë shteti dhe krimi janë një”, reagimi i Berishës: Ajo e

0%

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sot për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, ngjarje për të cilën Policia e Shtetit ka arrestuar autorin, disa persona dhe ka shpallur një tjetër në kërkim.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e lidhi ngjarjen me situatën e sigurisë dhe kriminalitetit në Sarandë, duke e cilësuar vrasjen e turistit të huaj si “pothuajse vrasje shtetërore”. Ai akuzoi qeverinë se ka lejuar, sipas tij, shkrirjen e kufijve mes shtetit dhe krimit në industrinë turistike të zonës.

“Vrasja e 20-vjeçarit portugez, turist në Ksamil, është një akt sipas të dhënave, pothuaj vrasje shtetërore. E them këtë në kuptimin, jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin e vërtetë se industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit. Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një. Ligji nuk ekziston.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Sarandë, dhe jo vetëm, flitet gjerësisht për një ekonomi të bazuar në trafiqe droge, njerëzore etj, e cila gëlon nga darka në mëngjes në lokalet e natës, të cilat funksionojnë gjer në agim. Në plazhet e pushtuara, ku nuk gjendet një metër plazh publik, por të gjitha të dominuara nga të fortit që shesin shezlonget qindra euro”, tha Berisha mes të tjerash.

Burimi: Bota Sot