Në Kostërrc të Skenderajt përurohet obelisku me shkronjat e UÇK-së

0%

Në fshatin Kostërrc të Skenderajt është përuruar obelisku me shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në një ceremoni të mbajtur më , në orën . Projekti u realizua nga Berat Dervishaj, Bujar Dervishi dhe Fitim Mehmeti, kryetar i fshatit, me kontributin e ish-komandantit të UÇK-së, Musa Dervishaj.

Në realizimin e projektit kontribuoi edhe Petrit Spahiu, i cili dhuroi parcelën dhe ndihmoi në terren. Ndërkaq, në punimet fizike morën pjesë Florim Spahiu me familje, Nexhat Dervishi, Besnik Dervishi dhe Leonard Mehmeti. Obelisku u financua përmes kontributit të një pjese të qytetarëve vullnetmirë, ndërsa realizimi i tij u bë me angazhimin e organizatorëve dhe kontribuuesve.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë qytetarë, veteranë të UÇK-së dhe mysafirë nga disa qytete të Kosovës. Në mesin e të pranishmëve dhe folësve ishin kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, nënkryetari Fadil Nura, ish-komandanti i brigadës, Jetullah Geci, ish-komandanti i UÇK-së, Vesel Aruqi – Rambo, si dhe Ganimete Musliu dhe Sala Jashari.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ceremonia u shoqërua edhe me program kulturor, të cilin e pasuroi Grupi Folklorik “Rifat Draga”. Përurimi i obeliskut u ndoq nga një numër i madh qytetarësh nga Kostërrci, Skenderaj dhe qytete të tjera të Kosovës.

Burimi: Telegrafi