Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

0%

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar ditën e sotme në Shqipëri. Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë regjistruar rreth orës , ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 8 kilometra në verilindje të Lushnjës dhe rreth 29 kilometra në jugperëndim të Elbasanit.

Lëkundjet janë ndier në disa zona përreth epiqendrës, ndërsa deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa të dhënat për magnitudën dhe thellësinë e tërmetit mund të përditësohen pas analizave të mëtejshme sizmologjike.

Burimi: Bota Sot