Kush është 32-vjeçari që përfundoi me të dyja këmbët e thyera gjatë

0%

Flamur Deliaj, i cili mbrëmjen e 17 gushtit u lëndua pasi dyshohet se u hodh nga një lartësi në përpjekje për t’i ikur arrestimit nga njësia antidrogë në Prizren, nuk është emër i panjohur për organet e drejtësisë. Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Deliaj është përballur edhe më herët me procedura për vepra penale, kryesisht të ndërlidhura me narkotikët.

Një nga rastet e raportuara nga Sinjali daton më , kur Policia zhvilloi një aksion në qytetin e Prizrenit, ku u arrestuan dy persona të dyshuar për posedim të narkotikëve. Në atë rast, burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kishin bërë të ditur se bëhej fjalë për vëllezërit Arianit dhe Flamur Deliaj .

Ekskluzive: Arrestohen dy vëllezër në Prizren, kapen me drogë Gjatë aksionit, Policia kishte sekuestruar disa qese me substanca narkotike, të cilat ishin të mbështjella në qese dhe folie, ndërsa ishin konfiskuar edhe gjësende të tjera që lidhen me rastin. Katër vjet më vonë, Flamur Deliaj sërish është bërë pjesë e një operacioni antidrogë në Prizren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Operacioni i fundit është zhvilluar në rrugën “Ali Hadri”, në kuadër të planit operativ “Vera 2026”, pas informacioneve të siguruara nga terreni.

Ekskluzive | Tentoi t’i ikte Policisë duke kërcyer nga ballkoni – 32-vjeçari thyen të dyja këmbët, në banesë i gjenden kokainë, hashash e marihuanë Sipas informacioneve të Sinjalit, gjatë tentativës për t’iu shmangur arrestimit, Deliaj dyshohet se është hedhur nga një lartësi, duke pësuar lëndime në të dyja këmbët. Ai është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Gjatë bastisjes në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.68 gramë substancë të dyshuar kokainë, 3.40 gramë hashash dhe 1.29 gramë marihuanë . Po ashtu, janë sekuestruar një peshore digjitale, një grinder, një iPhone 11 dhe 585 euro para të gatshme .

Rasti është iniciuar nën dyshimet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” . Ish-polici i dyshuar për grabitje, fyen dhe kanos Sinjalin pas publikimit të lajmit për konfiskimin e drogës në shtëpinë e tij Ky nuk është rasti i parë që Deliaj përballet me drejtësinë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, Flamur Deliaj ishte recidivist në disa vepra penale, kryesisht të natyrës së narkotikëve . Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com