Kurti takoi shefin e ri të EULEX, biseduan për sigurinë në vend

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Antero Lopes, shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, më . Kryeministri Kurti teksa e ka uruar Lopes për detyrën e re dhe i ka dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit, gjatë takimit kanë biseduar për situatën e sigurisë në vend.

“Në takim u diskutua për rëndësinë e vazhdimit të monitorimit të performancës së institucioneve të drejtësisë, si dhe për trajtimin institucional të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Kryeministri shprehu mirënjohje për kontributin dhe monitorimin e EULEX-it në këtë fushë, duke nënvizuar nevojën për reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndërmjet Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, me prioritet mbrojtjen e viktimave.” – thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurti ka theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me EULEX, shkëmbimit të informatave dhe vëmendjes së shtuar ndaj rreziqeve të sigurisë, përfshirë mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Burimi: Kallxo