Kane nuk i mungon Premier Liga: Nuk e kam më aq shumë atë dëshirë

0%

Harry Kane nuk e përjashton një rikthim në Premier League, por pranon se dëshira për t’u kthyer në Angli nuk është më aq e madhe. Sulmuesi i Bayern Munichut u largua nga Tottenham në vitin 2023 me 213 gola në Premier League, vetëm 47 më pak se rekordi i Alan Shearer prej 260 golash. Megjithatë, pas tre viteve në Gjermani, BBC raporton se Kane thotë se është shumë i lumtur në Mynih.

“Kur u largova, sigurisht që mendoja se do të kthehesha patjetër. Por tani nuk e kam më aq shumë atë dëshirë .” Kane ka shënuar 98 gola në kampionat në tri sezone me Bayern, ndërsa vetëm sezonin e kaluar realizoi 61 gola në 51 paraqitje, duke ndihmuar bavarezët të fitojnë dopietën vendore. 31-vjeçari, i cili ka edhe një vit kontratë me Bayern, pritet të nisë së shpejti bisedimet për një marrëveshje të re.

“Asnjëherë mos thuaj kurrë, por për momentin jam i fokusuar te Bayern Munich dhe do të shohim se çfarë sjell e ardhmja”, përfundoi Kane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot