Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare

0%

Kontrollet në kufijtë e jashtëm të Gjermanisë pritet të zgjaten edhe me gjashtë muaj të tjerë, pra deri në mesin e marsit 2027. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, njoftoi zyrtarisht për këtë masë Komisionit Evropian. “Zhvillimet në kufijtë e jashtëm evropianë tregojnë se frenimi i migracionittë paligjshëm kërkon ende kontrolle”, tha Dobrindt për gazetën Bild.

Politikani i CSU-së e kishte paralajmëruar këtë hap që në fund të korrikut, kur dhjetëra-mijëra migrantë kaluan kufirin nga Maroku drejt eksklavës spanjolle Ceuta në Afrikën e Veriut.

Zgjatje e kontrolleve kufitare pavarësisht kritikave Megjithëse kufijtë brenda Bashkimit Evropian në parim duhet të jenë të hapura, që nga 16 shtatori 2024 në të gjithë kufijtë e jashtëm të Gjermanisë janë rikthyer kontrollet. Ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, dha urdhëruar për këtë masë për të kufizuar numrin e hyrjeve të paligjshme në Gjermani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht kritikave në rritje kjo masë është zgjatur tashmë tri herë, herën e fundit deri më . Nëse Komisioni Evropian nuk paraqet kundërshtime, zgjatja e radhës do të hyjë në fuqi edhe për gjashtë muaj, pra deri në mesin e marsit 2027. Sipas Marrëveshjes së Shengenitnjë shtet anëtar i BE-së lejohet të rikthejë kontrollet kufitare vetëm në rast të “rrethanave të jashtëzakonshme”.

Rikthimi i kontrolloeve duhet të jetë i përkohshëm dhe të përdoret si mjeti i fundit. Në korrik Komisioneri i BE-së për Migracionin, Magnus Brunner, kërkoi sërish që Gjermania t’u japë fund kontrolleve kufitare. / DW

Burimi: Bota Sot